Raketat ruse godasin spitalin e fëmijëve në Kiev

Vullnetarët, mjekët dhe punonjësit e shpëtimit duke kërkuar për të mbijetuar në spitalin e fëmijëve "Ohmatdyt" në Kiev, pas një sulmi vdekjeprurës me raketa nga forcat ruse më 8 korrik.

Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 41 persona u vranë dhe së paku 141 të tjerë u plagosën në një sulm "masiv" me raketa ruse gjatë ditës në kryeqytet dhe disa qytete të tjera.
 

Një grua duke i qëndruar pranë një fëmije jashtë spitalit të dëmtuar. 

 

Sulmet e mëngjesit goditën edhe ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën përreth Kievit.

"Më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme. Ndërtesat e banimit, infrastruktura dhe një spital për fëmijë u dëmtuan", shkroi presidenti Volodymyr Zelensky, në rrjetet sociale.

Njerëzit duke larguar rrënojat ndërsa kërkojnë për të mbijetuar në spitalin e fëmijëve.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, i tha agjencisë Reuters se sulmi ishte "një nga më të këqijtë" në qytet në luftën 28-mujore.

Një vajzë e ruan një tjetër fëmijë pranë automjeteve të dëmtuara.

“Ne dëgjojmë zëra, njerëzit janë nën rrënoja”, tha Klitschko.

Brenda spitalit, fëmijët janë nën kujdesin e personelit.

Një grua duke qarë përqafon një vajzë të re të plagosur.

Ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat një grua të plagosur.

Dy gra duke i mbajtur pacientët jashtë spitalit të dëmtuar.
 

Një punonjës shpëtimi bën një pushim të shkurtër.

I hapur më 1894, "Ohmatdyt" është spitali më i madh i fëmijëve në Ukrainë.

Sulmi dëmtoi gjithashtu disa ndërtesa banimi në Kiev, duke lënë pas makina dhe oborre duke u djegur.
 

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se pretendimet e Kievit se kishte shënjestruar qëllimisht infrastrukturën civile në sulm, ishin "absolutisht të pavërteta".

Një grua ulet pranë trupave të të afërmve të saj të vrarë gjatë sulmeve me raketa.

Forcat ruse kanë shënjestruar vazhdimisht kryeqytetin me breshëri masive që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022. Sulmi i fundit i madh në Kiev me dronë dhe raketa ishte muajin e kaluar.


 

Rusia lëshoi ​​dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)