“Nata e terrorit rus” ndaj qyteteve ukrainase

Një ndërtesë banimi në Uman e përfshirë nga zjarri, pas sulmeve ruse me raketa mëngjesin e 28 prillit. Sipas guvernatorit rajonal, Igor Taburets, dy raketa goditën ndërtesën nëntëkatëshe, duke vrarë të paktën dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë.
 

Një grua, me një fëmijë në duar, duke u larguar nga vendi ku u godit me raketa ruse një ndërtesë banimi në Uman.

Punëtorët e shpëtimit në Uman duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënojat e një ndërtese. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dënoi sulmet ajrore dhe ngjarjen e përshkroi si “nata e terrorit rus”.

Një nga viktimat në Uman ishte një 75-vjeçare, e cila ishte duke fjetur në kohën kur ndërtesa e saj u godit nga sulmet ruse. Ekipet emergjente besojnë se ajo vdiq si pasojë e gjakderdhjes së brendshme të shkaktuar nga dridhjet pas shpërthimit.

Një grua qan teksa sheh një ndërtesë të shkatërruar në Uman.

Ekipet e shpëtimit dhe qytetarët e Umanit kërkojnë për të mbijetuar të bllokuar nën rrënoja.

Një punëtor i shpëtimit ndihmon një grua në Uman. 

Ekipet e shpëtimit duke larguar trupat e personave që u vranë në Uman nga sulmet ruse. Kryeqyteti ukrainas, Kiev, po ashtu u godit nga shpërthimet. Zyrtarët raportuan se njësitë e mbrojtjes ajrore rrëzuan 11 raketa dhe dy dronë rusë.

Zjarrfikësit duke punuar në një ndërtesë në Uman. Raketat u lëshuan nga avionë që operojnë në rajonin e detit Kaspik, tha komandanti i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy.
 

Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në një depo, që u godit nga sulmet ruse në Dnipro, në lindje të Ukrainës. Autoritetet raportuan se një grua 31-vjeçare dhe vajza e saj 2-vjeçare u vranë në sulmet e mëngjesit të 28 prillit.
 

Një tjetër lokacion që u godit nga raketat ruse në qytetit Ukrainka, që gjendet 40 kilometra në jug të Ukrainës. në këtë qytet u sulmua një ndërtesë banimi.

Një banor duke pastruar pasi banesa e tij u godit nga fragmente të një rakete ruse.

Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.