Breshëri sulmesh me dronë mbi kryeqytetin ukrainas

Një dron rus shpërtheu kur goditi një ndërtesë në Kiev, në orët e hershme të mëngjesit më 13 korrik. Sipas autoriteteve, së paku një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një nate nga sulmet ruse me dronë në kryeqytetin ukrainas.

Një dron duke shpërthyer në qiell mbi qytetin e Kievit.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitscho, nëpërmjet rrjetit social Telegram, tha se trupi i pajetë i një banori në një nga ndërtesat e sulmuara, ishte gjetur kur ekipet e emergjencës shuan zjarrin në lagjen historike të kryeqytetit, Podil.

Tymi si pasojë e shpërthimeve ngrihet mbi qytet. Klitschko tha gjithashtu se së paku dy persona janë lënduar, kur copat nga shpërthimet ranë dhe dëmtuan një objekt banesor në lagjen e Darnytskiy.

Një banori i Kievit, Dmytro, duke mbajtur vajzën e tij 6-muajshe në duar, Alinën. Ndërsa gruaja e tij mban qenin e tyre jashtë një ndërtese banimi të dëmtuar gjatë sulmit.

Gjaku i shpërndarë në dyshemenë e një ndërtese banimi që u godit gjatë sulmeve ruse me dronë.

Pamje të një objekti banesor që është sulmuar nga një dron rus. Autoritetet ukrainase thanë se gjatë sulmit, kanë rrëzuar 20 dronë të forcave ruse dhe dy raketa.

Një banore duke shikuar banesën e fqinjit të saj që u dëmtua gjatë sulmit me dron.

Banorët duke qëndruar jashtë ndërtesës së dëmtuar ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit dhe stafi i emergjencës vazhdojnë punën e tyre.

Një person nga ekipi i kërkim-shpëtimit duke e inspektuar një ndërtesë t dëmtuar nga sulmi me dronë.

Pamje e një ndërtesë nga një banesë e dëmtuar.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, e përshkroi sulmin si një "sulm masiv" nga dronët Shahed të prodhuar nga Irani, pasi po sulmoheshin nga drejtime të ndryshme.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës duke përdorur një projektor për të gjetur dronë në qiellin mbi Kiev.

Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit. (Përgatiti: Albina Kastrati)