Sulm vdekjeprurës në një shkollë fetare në Pakistan

Your browser doesn’t support HTML5

Një sulm vdekjeprurës goditi të martën një shkollë fetare në qytetin Peshauar të Pakistanit. Së paku nëntë studentë humbën jetën. Një zëdhënës i një spitali lokal tha se të gjitha viktimat janë studentë të moshës së rritur, ndërsa të plagosurit përfshijnë mësues dhe djem edhe të moshës shtatëvjeçare. Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori asnjë grup, por talibanët pakistanezë kanë sulmuar shpesh vendet publike, shkollat, xhamitë dhe ushtrinë, që nga viti 2001.