Njëmbëdhjetë policë të vrarë pas një sulmi në Iran

Fotografi ilustruese.

Njëmbëdhjetë policë u vranë dhe të tjerë u plagosën pasi një stacion policie u sulmua në Iran, raportoi televizioni shtetëror.

Autoritetet në qytetin Rask thanë se sulmi kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në jugperëndim të Teheranit.

“Policia vrau disa nga sulmuesit në një shkëmbim zjarri”, tha zëvendësguvernatori, Ali Reza Marhemati.

Sulmi pretendohet të jetë kryer nga grupi separatist i myslimanëve sunitë, Jaish al-Adl, sipas raportimit të televizionit shtetëror.

SHIKONI EDHE: Zyrtarët rajonalë iranianë miratojnë kod të rreptë të veshjes për nëpunëset civile

Në vitin 2019, ky grup kishte marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës me bombë në një autobus ku mbetën të vrarë disa anëtarë të forcave të Gardës Revolucionare të Iranit.

Në muajt e fundit, militantë dhe grupe të vogla separatiste në rajonin e banuar me shumicë sunite, kanë sulmuar stacionet e policisë.

Provinca Sistan dhe Baluçistan është një nga zonat më pak të zhvilluara të Iranit.