Sulmi në Moskë: I dyshuari i kishte thënë familjes se po kthehej në shtëpi
Your browser doesn’t support HTML5
Barotali Mirzoev thotë se djali i tij i kishte thënë familjes, dy ditë para sulmit në sallën e koncerteve Crocus pranë Moskës, se ai po kthehej në shtëpi, në Taxhikistan. Dalerjon Mirzoev, i cili punonte në Rusi që nga tetori i vitit të kaluar, është një ndër katër burrat taxhikë që akuzohen për sulmin e 22 marsit, i cili ua mori jetën 144 personave. (Përgatiti: Trim Haliti)