Disa civilë të vrarë nga sulmet ruse në Krivi Rih
Ekipet e shpëtimit te ndërtesa që u sulmua nga ushtria ruse në qytetin Krivi Rih të Ukrainës. Së paku gjashtë persona u konfirmuan të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, sipas kryebashkiakut të qytetit, Oleksandr Vilkul.
Banorët shikojnë derisa shërbimet e shpëtimit punojnë në ndërtesën e sulmuar.
Trupat e mbuluar të katër personave që u vranë në sulm.
Një grua e plagosur në sulm. Së paku shtatë persona raportohet se u bllokuan nën rrënoja.
Shtëllunga tymi nga ndërtesa e sulmuar.
Dëshmitarët raportuan për së paku dy shpërthime.
Banorët ishin kryesisht në gjumë kur sulmi ndodhi herët në mëngjes.
Punonjësit e shpëtimit pranë ndërtesës së sulmuar.
Një punonjës shpëtimi shihet në bllokun e apartamenteve të sulmuar.