Stufa për Ukrainën nga rrotat e veturave të lituanezëve
Your browser doesn’t support HTML5
Aktori lituanez, Viaceslavas Mickevicius, është kujdesur që të sjellë ngrohtësi dhe mirësi në Ukrainë, që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia, më 2022. Bashkë me një numër në rritje vullnetarësh, ai ndihmon në prodhimin e stufave nga rrotat e vjetra të veturave. Stufat dërgohen në Ukrainë, ku ato mundësojnë ngrohje për njerëzit në nevojë, gjatë muajve të ftohtë të dimrit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)