Një student i armatosur vret 13 persona në Çeki
Your browser doesn’t support HTML5
Një student i armatosur vrau 13 persona në një sulm me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit në Pragë të Çekisë. Në sulm u plagosën të paktën 24 të tjerë, konfirmuan autoritetet çeke. Policia tha se trupin e pajetë të sulmuesit e gjeti në ambientet e universitetit dhe e përjashtoi faktin se motivi i sulmit mund të lidhet me terrorizëm. (Përgatitën: Shkelqim Hysenaj dhe Bujar Tërstena)
*Shënim: Policia e ka përditësuar numrin e të vrarëve në 13, pas publikimit të këtij materiali.