Britania përgatit strategjinë për doza përforcuese të vaksinave

Një grua merr një dozë të vaksinës Pfizer/BioNTech në një qendër vaksinimi në Londër, Britani e Madhe, 6 qershor 2021.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet që të shpallë të martën (14 shtator) planet e vendit që të ofrojë doza përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobët dhe të moshuarit.

Zyra e kryeministrit Johnson tha se Qeveria ka marrë këshillën përfundimtare nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) mbi programin e dozave shtesë të vaksinave.

Sipas njoftimit, kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid do të përcaktojnë se si do të fillojë ky program.

JCVI ka dhënë më parë se dhënia e dozave shtesë mund të fillonte në shtator.

Qeveria e Johnson ka bërë të ditur tashmë se për të kontrolluar përhapjen e virusit do të fokusohet te procesi i imunizimit, duke përfshirë dozat përforcuese, dhe testimin.

Johnson vuri në dukje në një deklaratë më 13 shtator se në vjeshtë dhe dimër edhe një periudhë në të cilën "virusi ka një përparësi natyrore" dhe se qëllimi i Qeverisë është "të mbrojë sukseset që janë arritur".

Ndërkohë edhe Italia tha se do të fillojë të ofrojë një doze të tretë të vaksinës kundër COVID-19 për njerëzit që konsiderohen në rrezik më të madh.

Dozat shtesë do të jepen duke filluar nga 20 shtatori.

SHIKONI EDHE: Rreziqet nga mosmarrja e vaksinës

Rreth 74 për qind e njerëzve në Itali 12 vjeç e lart janë plotësisht të vaksinuar.

Rreth 4 milionë studentë në Itali janë kthyer në objekte mësimore pasi Qeveria italiane është e vendosur të shmangë mësimin në distancë.

Në 10 nga 20 rajonet e vendit më 13 shtator filloi viti i ri akademik.