Stërvitje, diplomaci, mbrojtje: Fotografitë e fundit nga kriza në Ukrainë
Një ushtar rus hidhet nga një automjet i blinduar gjatë stërvitjeve në poligonin Kuzminsky, në rajonin jugor të Rusisë, Rostov, më 26 janar. Poligoni ushtarak gjendet rreth 50 kilometra nga kufiri me Ukrainën.
Një aktiviste e grupit 'FEMEN' duke protestuar me vajzën e saj të mitur jashtë zyrës së presidentit të Ukrainës, më 27 janar. Gruaja, e zhveshur në pjesën e epërme të trupit, po protestonte ndaj një rregulloreje që hyri në fuqi në fund të vitit 2021, e cila u kërkon grave të moshës 18-60 vjeç nga një sërë profesionesh që të regjistrohen në ushtrinë e Ukrainës. Në rast të një pushtimi, gratë mund të mobilizohen për të ndihmuar në një përpjekje lufte.
Një luftanije e marinës ruse gjatë stërvitjeve artilerike në Detin Baltik, më 27 janar.
Policia ukrainase ndalon një ushtar të Gardës Nacionale pasi dyshohet se qëlloi dhe vrau pesë persona në një fabrikë ushtarake në rajonin Dnipropetrovsk, më 27 janar.
Ushtarët rusë qëndrojnë pranë një transportuesi të blinduar BTR-82 gjatë stërvitjeve në poligonin ushtarak Kuzminsky, më 26 janar.
Një punëtore shëndetësore në kuadër të ushtrisë ukrainase e fotografuar pranë vijës së ndarjes nga separatistët e mbështetur nga Rusia jashtë Piskyt, një fshat në rajonin e Donetskut të Ukrainës, më 26 janar.
Një anëtar i ekuipazhit të një automjeti ushtarak rus duke vendosur kapelën gjatë stërvitjeve në poligonin Kuzminsky, më 26 janar.
Ambasadori i SHBA-së në Rusi, John Sullivan, (me maskë të zezë) shihet duke u larguar nga Ministria e Jashtme ruse në Moskë, më 26 janar. Sullivan dha një përgjigje me shkrim të SHBA-së ndaj kërkesave ruse për garanci sigurie mbi NATO-n dhe Ukrainën.
Një ushtar ukrainas aktivizon një raketë dore gjatë stërvitjeve në rajonin Volyn të Ukrainës, më 26 janar.
Gjuajtja me artileri rimorkiuese gjatë stërvitjeve të ushtrisë ruse në poligonin Kuzminsky, më 26 janar.
Natalya, një banore e Avdiyivkas, brenda shtëpisë së saj që gjendet disa kilometra larg vijës së frontit, 26 janar 2022. Ajo ishte plagosur rëndë gjatë luftimeve në janar të vitit 2017.
Një burrë duke peshkuar në lumin Kalmius, i mbuluar me akull në Donetsk, një qytet në lindje të Ukrainës i kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia, më 26 janar.
Aeroplanë me ushtarë amerikanë dhe britanikë arrijnë në bazën ajrore të Estonisë, Amari, më 24 janar. Ushtarët udhëtuan nga Gjermania për të mbështetur një mision të NATO-s për "patrullim nga ajri". Fotoja u publikua më 26 janar.
Një grua duke u lutur për paqe, në Ditën e lutjeve, në kishën katolike romake të Shën Aleksandrit në Kiev, më 26 janar.