Statujat e gjalla në Shkup shpërfaqin raportet mes njerëzve dhe natyrës

Kjo është hera e tretë që po mbahet ky festival.

Këtë vit është organizuar në periudhën 16-18 maj.

Performuesit kanë reflektuar për tema të përditshmërisë, me fokus në prishjen e marrëdhënieve, jo vetëm mes njerëzve, por edhe të njerëzve me natyrën.

 Milena Cvetanovska, aktore e shndërruar si statujë lulëkuqe i ka thënë Radio Evropa e Lirë se me performancën e saj dëshiron të sensibilizojë opinionin për lidhjet e njeriut me natyrën.

“Ja kjo lule që jam unë dikur ka pasur lidhje me natyrën, tani është shkëputur kjo lidhje".
 

Një pjesë e artistëve performojnë në çift dhe një pjesë ndaras.

Organizatorët janë është shprehur të kënaqur me reagimet e qytetarëve.

Performuesit janë parë nëpër pjesë të ndryshme të Shkupit.