"Ma gjeni vrasësin e vëllait"

Your browser doesn’t support HTML5

Nura Begoviq gjeti disa eshtra të vëllait të saj, Adilit. Parakrahu dhe dora mbetën në rrobat, me të cilat ai u vra gjatë largimit nga Srebrenica më 1995. Rrobat e tij, që u gjetën në një varr masiv, Nura ia dhuroi Qendrës Memoriale në Potoçari. Ato janë përkujtim për të gjithë, thotë Nura, për të keqen që goditi më shumë se tetë mijë burra dhe djem. Nura kërkon të dijë me emër se kush e vrau Adilin dhe 18 anëtarë të tjerë të familjes. (Përgatitën: Shkelqim Hysenaj dhe Ibrahim Berisha)