Skena të tmerrshme pas largimit të ushtrisë izraelite nga spitali më i madh i Gazës
Reagimi i një gruaje derisa shikon dëmet në Spitalin Al -hifa. Forcat izraelite u tërhoqën nga spitali dhe zona përreth tij, pas një operacioni që zgjati dy javë, mes konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit, në Qytetin e Gazës, 1 prill 2024.
Një burrë palestinez duke shikuar nga një dritare e shkatërruar jashtë ndërtesës së Kirurgjisë Speciale në Spitalin Al Shifa.
Palestinezët shikojnë shtëpitë dhe ndërtesat e shkatërruara përreth Spitalit Al Shifa.
Ushtria izraelite u tërhoq nga spitali më i madh i Gazës herët të hënën pas një bastisjeje përgjatë dy javëve, duke lënë pas trupa të pajetë dhe një shkatërrim të madh, sipas banorëve palestinezë.
Ushtria e ka përshkruar bastisjen në Spitalin Al Shifa si një nga operacionet më të suksesshme të luftës gati gjashtëmujore në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite tha se ka vrarë shumë pjesëtarë të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe militantë të tjerë, duke përfshirë operativë të lartë.
Të paktën 21 pacientë kanë vdekur që nga fillimi i bastisjes, tha drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një postim në X, të dielën vonë.
Drejtori i OBSH-së tha se më shumë se njëqind pacientë ishin ende brenda kompleksit, në mesin e tyre edhe katër fëmijë dhe 28 pacientë në gjendje kritike.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se nuk kishte pelena, apo ujë për të pastruar plagët dhe se shumë pacientë vuanin nga plagët e infektuara dhe nga dehidrimi.
Objekti i shkatërruar i Kirurgjisë Speciale të spitalit Al-Shifa. Banorët palestinezë që u kthyen në zonë, e kanë përshkruar si "skenë e shkatërrimit total".
Një trup i dekompozuar shihet me një grumbull dheu në spitalin Al Shifa ditën që forcat izraelite u tërhoqën nga spitali, 1 prill 2024.
Një pamje nga lart e zonës përreth spitalit Al-Shifa pas tërheqjes së ushtrisë izraelite.
Një banor, Yahia Abu Auf, tha se kishte ende pacientë, punonjës mjekësorë dhe njerëz të zhvendosur që strehoheshin brenda kompleksit mjekësor.
Sipas banorëve, buldozerët e ushtrisë izraelite kishin lëruar mbi një varrezë të improvizuar në oborrin e Al Shifas.
Pamjet tregojnë ndërtesa të dëmtuara dhe të djegura rëndë.
Një tjetër trup i dekompozuar shihet në tokë në Spitalin Al Shifa.
Shtretërit e djegur në spitalin Al-Shifa pasi forcat izraelite u tërhoqën nga spitali.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, ushtria izraelite ka vrarë të paktën 32.782 palestinezë. Kjo ministri nuk bën dallim midis civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por thotë se gratë dhe fëmijët përbëjnë rreth dy të tretat e të vrarëve.
Ushtria e kishte bastisur më parë Al-Shifan, spitalin më të madh të Gazës, në nëntor, pasi tha se Hamasi mbante një qendër komandimi dhe kontrolli brenda dhe poshtë kompleksit. Forcat izraelite zbuluan një tunel që kalonte poshtë spitalit që të çonte në disa dhoma, si dhe armë që thanë se i kishte konfiskuar nga brenda ndërtesave mjekësore, por asgjë në shkallën e asaj që pretendonin para bastisjes.