Spanja ka fituar Kampionatin Evropian të Futbollit, Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2 me 1 në finale ekipin kombëtar të Anglisë.
Kjo është hera e katërt që Spanja shpallet kampione evropiane në futboll – më shumë se çdo kombëtare tjetër.
Në finalen e zhvilluar në Berlin, më 14 korrik, Spanja kaloi e para në epërsi në minutën e 47 me një gol të Nico Williamsit.
Por, në minutën e 73, Cole Palmer shënoi për Anglinë, duke barazuar rezultatin.
Golin e fitores për Spanjën e shënoi Mikel Oyarzabal në minutën e 86-të, duke ia pamundësuar Anglisë që për herë të parë të fitojë Kampionatin Evropian të Futbollit.
Spanja kishte fituar Kampionatin Evropian të Futbollit edhe më 1964, 2008 dhe 2012.