Kultura të ndryshme festojnë solsticin veror
Lindja e diellit në Stonehenge, në Wiltshire, në jug të Anglisë, më 21 qershor 2024, gjatë Festivalit të Solsticit Veror, i cili daton mijëra vjet më parë, me njerëzit që mblidhen për të festuar ditën më të gjatë të vitit.
Sheshi Times Square ishte bllokuar nga njerëz që praktikonin joga në solsticin e verës, Nju Jork, SHBA.
Një person tund një dajre derisa njerëzit e tjerë me veshje tradicionale ruse festojnë solsticin e verës në fshatin Okunevo, rreth 200 kilometra (rreth 125 milje) në verilindje të qytetit siberian të Omskit, Rusi, 20 qershor 2024.
Një veturë duket si siluetë gjatë perëndimit të diellit në solsticin veror të enjten, 20 qershor 2024.
Oficerët e policisë qëndrojnë mes njerëzve që festojnë lindjen e diellit në Stonehenge, më 21 qershor 2024, gjatë Festivalit të Solsticit Veror, i cili daton mijëra vjet më parë, duke festuar ditën më të gjatë të vitit. Monumenti prej guri - i gdhendur dhe i ndërtuar në një kohë kur nuk kishte mjete metalike - simbolizon periudhën parahistorike gjysmë mitike të Britanisë prej nga kanë lindur legjenda të panumërta.
Njerëzit marrin pjesë në festivalin Ivan Kupala, i cili shënon ditën e solsticit të verës, në Rusi, më 20 qershor 2024.
Njerëzit të veshur me veshje tradicionale mbajnë pishtarë derisa festojnë solsticin e verës në fshatin Okunevo.
Njerëzit ushtrojnë joga në organizimin Solstici në Times Square, Nju Jork, 20 qershor 2024.
Për 22 vjetët e fundit, organizatorët kanë organizuar ngjarje ku praktikohet joga në ditën më të gjatë të vitit, në një nga kryqëzimet më të ngarkuara në botë, për të promovuar paqen dhe qetësinë.
Burrat luajnë një vallëzim tradicional gjatë festivalit Ivan Kupala, i cili shënon ditën e solsticit të verës, në Rusi, më 20 qershor 2024.
Njerëzit praktikojnë joga gjatë "Solsticit në Times Square" në Nju Jork, SHBA, më 20 qershor 2024.
Festimi i solsticit veror në Nju Jork, SHBA, 20 qershor 2024.
Një tjetër pamje nga ngjarja e organizuar në Times Square për solsticin e verës.