Solidarizim me Izraelin nëpër botë

Deputetë francezë të ngritur në këmbë për një minutë heshtjeje, më 10 tetor, në Paris, për nder të viktimave të sulmeve të grupit militant palestinez, Hamas, ndaj Izraelit.

Njerëz duke ndezur qirinj para Monumentit të Shpëtimit të Hebrenjve Bullgarë në Sofje, më 10 tetor.

Një burrë duke mbajtur një pankartë me porosinë "Iranianët qëndrojnë me Izraelin", gjatë një tubimi në mbështetje të Izraelit, në Toronto, Kanada, më 9 tetor.

Turma njerëzish duke mbajtur lart telefona mobilë dhe flamuj izraelitë, gjatë një tubimi në Buenos Aires, Argjentinë, më 9 tetor.

Një ushtarak rus i fotografuar gjatë një lutjeje në një sinagogë në Shën Petersburg, Rusi, më 10 tetor.

Ura e Budapestit, në Hungari, e ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Izraelit, më 10 tetor.

Flamuri i Izraelit i projektuar në Pallatin e Parlamentit të Rumanisë, në Bukuresht, më 9 tetor.

Lule të vendosura para Ambasadës së Izraelit në Moskë, Rusi, më 9 tetor.

Kulla e Eiffelit, në Paris, Francë, e ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Izraelit, më 9 tetor.

Një grua duke qarë gjatë një tubimi në mbështetje të Izraelit, në Londër, Angli, më 9 tetor.

Disa protesta në mbështetje të sulmeve janë mbajtur, po ashtu, nëpër botë. Kjo fotografi e realizuar më 9 tetor shfaq një grup me flamuj palestinezë, në Nju-Jork, SHBA.

Teksa numri i të vrarëve në Izrael pas një sulmi të befasishëm të kryer nga militantë islamikë ka kaluar 1.200, njerëz të rëndomtë nëpër botë kanë dalë nëpër rrugë për të shfaqur mbështetjen e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)