Sofrat e iftarit nëpër botë

Një shujtë me ushqime iftari në Karaçi të Pakistanit, më 26 mars pret besimtarët që kanë qenë agjërues.

Myslimanët në mbarë botën festojnë Ramazanin, muajin më të shenjtë të kalendarit islamik, duke u falur gjatë natës dhe duke u përmbajtur nga ngrënia, pirja dhe aktiviteti seksual gjatë periudhës ndërmjet lindjes së diellit dhe perëndimit të diellit.

Disa ushqime për të shënuar iftarin në shtëpinë e një familjeje iraniane në Teheran, gjatë Ramazanit, Iran, 23 mars 2023.

Ushqimet e përgatitura për iftar janë vendosur në tryezë ndërsa njerëzit presin të hanë pas agjërimit gjatë Ramazanit, Kabul, Afganistan, 24 mars 2023

Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin islamik dhe besohet se shpallja e ajetit të parë në Kuran ishte gjatë 10 netëve të fundit të tij.

Ushqimi për iftar i përgatitur nga 56-vjeçari Burhan Akın, i cili ka tre fëmijë me nevoja të veçanta, në Adijaman të Turqisë.

 

Iftari në një familje në fshatin Nusa, Aceh Besar, Indonezi.

Tryeza e shtruar për iftar në një familje marokene gjatë Ramazanit.

Një besimtar mysliman përgatit kupa me ushqime për iftar në xhaminë Wallajah në Çenai, Indi.

Një familje egjiptiane duke shërbyer ushqimin e përgatitur për iftar në ditën e parë të Ramazanit në Kajro, Egjipt.

Familja Basol përgatit tryezën e iftarit gjatë Ramazanit në Duisburg, Gjermani, 24 mars 2023.

Tryeza me ushqime për iftar e familjes së Ben Mabroukut në ditën e parë të Ramazanit në Tunis, Tunizi, 23 mars 2023.

Anëtarët e familjes së Yoni Budiharjos shtruan ushqimin në një tryezë për iftar para se të mbaronin agjërimin e një dite së bashku në shtëpinë e tyre gjatë Ramazanit në Depok, Indonezi, 23 mars 2023.

Ushqimet e iftarit brenda një kampi për personat e zhvendosur brenda vendit të strehuar në Sana, Jemen.

Ushqimet për iftar në një familje në Shah Alam, Malajzi, 23 mars 2023.

Ushqimet për iftar të vendosura në tryezë në një familje në Peshawar, Pakistan, 24 mars 2023. Iftari është shujta që hahet nga myslimanët pas agjërimit të ditës gjatë muajit të Ramazanit që mbaron menjëherë pas perëndimit të diellit.

 

Një tryezë e shtruar për Iftar në shtëpinë e një familjeje myslimane gjatë Ramazanit në periferinë jugore të Bejrutit, Liban.

Fritaun, Sierra Leone.

Shujta të ngrohta për iftar të blera me donacione, iu shpërndanë afro 500 njerëzve në xhaminë Jamiatul Haque në Fritaun.

Iftari është shujta që hanë myslimanët pas agjërimit të ditës në kohën e Ramazanit, menjëherë pas perëndimit të diellit. Radio Evropa e Lirë u ka hedhur një vështrim ushqimeve të përgatitura për iftar për besimtarët në botë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)