"Fantazmat e Bahmutit": Snajperët ukrainas përballë forcave pushtuese
Një ushtar ukrainas i njohur si "Kuzya", pjesë e njësisë elitare "Ghosts of Bakhmut" (Fantazmat e Bahmutit), kontrollon objektivin e armës së tij para se të niset në një mision qindra metra larg pozicioneve ruse në Ukrainën lindore më 25 shtator.
Pushtimi i paprovokuar i Rusisë ndaj fqinjit të saj është shndërruar në një konflikt të ashpër të dueleve të artilerisë me rreze të gjatë veprimi dhe luftimeve nga llogoret. Megjithatë, Kuzya beson se snajperët janë jetikë për të ndihmuar trupat ukrainase të përparojnë.
Armët e përdorura nga ekipi i snajperëve të Ukrainës.
Komandanti i njësisë, i veshur me një bluzë "Fantazmat e Bahmutit", tha se grupi i tij ka gjithsej 558 vrasje të konfirmuara.
Kuzya inspekton armën e tij. Një 31-vjeçar i gjatë me sy blu, ai nuk pranoi të thoshte se sa ushtarë rusë ka vrarë. Ai pranoi se ka vuajtur nga nervat herën e parë që gjuajti me snajper realisht, por ia doli vetëm në goditjen e tretë. Por, që atëherë ai nuk e ka pasur këtë problem.
"Nuk mund të kem më asnjë dyshim për tërheqjen e këmbëzës", tha ai. "Fundja, sipas meje, ai është armiku! Ai erdhi në shtëpinë time, unë nuk shkova në të tijën".
Kuzya (në mes) u stërvit në shkollën e snajperëve të Ukrainës nga luftëtarë me përvojë, por lavdëroi edhe homologët e tij rusë.
"Le të jemi të sinqertë, snajperët më të mirë stërviten në Amerikë... dhe në Rusi ata kanë bërë luftëra gjatë gjithë jetës së tyre... në Afganistan dhe në Çeçeni", tha ai, duke shtuar: "Nuk mund të thuash se armiku është më i dobët”.
Një tjetër anëtar i ekipit të Kuzyas duke u përgatitur të largohet.
Ekipi, i përbërë tërësisht nga burra, kalon pjesën më të madhe të kohës duke u zvarritur nëpër rrënojat e ish-shtëpive, ku kryen stërvitje për të marrë në shenjë objektivat ruse. Ekipi është shpesh "syri" kryesor i një operacioni këmbësorie.
Ekipi prej tre anëtarësh i Kuzyas përbëhet nga shoferi i tij, Kusch, dhe një person i tretë që do të marrë drejtimin nëse Kusch vritet.
"Zakonisht, falë Zotit, gjithçka është e qartë", tha Kusch, i cili dikur punonte si këpucëtar afër Kievit.
Komandanti që mblodhi ekipin e snajperëve i zgjodhi ata në bazë të forcës psikologjike dhe mendore, duke vlerësuar: "Nëse do të ishit një person që e merr veten shpejt, nëse mund të përballonit presionin psikologjik", tha Kuzya.
Ishte, gjithashtu, e rëndësishme që "ne të mund të punonim me njëri-tjetrin dhe të kuptonim njëri-tjetrin".
Një fotografi e qytetit të shkatërruar të Bahmutit, ku janë intensifikuar luftimet e reja.
Ndryshe nga filmat, snajperët nuk kërkojnë gjithmonë pozicione të larta; në vend të kësaj, ata zgjedhin vende të mbrojtura mirë dhe të fshehura që ofrojnë fushën më të mirë të shikimit.