Rrugët në veri vazhdojnë të jenë të bllokuara

Your browser doesn’t support HTML5

Mëngjesi i 11 dhjetorit e gjeti veriun e Kosovës të qetë, por me rrugë të bllokuara. Megjithatë, gjatë natës është raportuar për sulme mbi patrullat vëzhguese të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. PK vazhdon prezencën e shtuar në lagjet e përziera etnikisht, si Mahalla e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut. KFOR-i dhe EULEX-i janë duke e monitoruar vazhdimisht situatën në veri. Paraditen e së dielës lëvizjet e banorëve lokalë kanë qenë të pakta. Më 10 dhjetor në Rudarë, serbët lokalë u mblodhën në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb, ku vendosën barrikada. Si rrjedhojë, Policia e Kosovës mbylli rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë, duke e konsideruar këtë vendim si masë paraprake të sigurisë.