Afro 32% e të testuarve për koronavirus në Kosovë - pozitivë

Një qytetare duke u testuar për koronavirus në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë - foto arkivi

Edhe 110 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë tha se, në bazë të 344 testeve të kryera në 24-orëshin paraprak, gati 32 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 2,116.

Në 24 orët e kaluara, Ministria e Shëndetësisë tha se janë shëruar 163 pacientë, ndërsa viktima nuk ka pasur.

Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit.

Muajt e pranverës kanë qenë kryesisht të qetë sa u përket infektimeve - ka pasur ditë me zero raste.

Shkalla e infeksionit është në rritje edhe në vende të tjera të Ballkanit dhe më gjerë.

Gabim në server

Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!

Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web

Besohet se në qarkullim janë disa nënvariante të variantit Omicron të koronavirusit, që përhapen më shpejt, por shkaktojnë më pak simptoma.

Në Kosovë, më pak se gjysma e popullatës së përgjithshme, përkatësisht mbi 823 mijë veta kanë marrë dy doza të vaksinës kundër koronavirusit. Me dozën e tretë janë vaksinuar mbi 103 mijë qytetarë.

Javën e kaluar, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka miratuar dozën e katërt të vaksinës për personat mbi 60 vjeç, që e kanë marrë dozën e tretë së paku katër muaj më herët.

SHIKONI EDHE: "Ky dimër do të tregojë gjithçka" për COVID-in