Sirianët bëjnë qilima nga mbeturinat plastike

Your browser doesn’t support HTML5

Në një deponi mbeturinash në enklavën e varfëruar të kryengritësve në provincën e Idlibit, burra dhe djem kërkojnë plastikë, për t’ua shitur fabrikave që i shndërrojnë ato në qilima dhe gjëra tjera të ricikluara. Në Sirinë e dërrmuar nga lufta, riciklimi rrallëherë është nismë mjedisore – më shumë një mënyrë mbijetese për shumë banorë në nevojë, në kërkim të punës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)