Simbolet sovjetike largohen nga monumenti i Kievit
Your browser doesn’t support HTML5
Në Kiev të Ukrainës, përfundoi çmontimi i stemës sovjetike nga monumenti "Mëmëdheu", i cili filloi më 30 korrik. Është planifikuar që deri në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, në vend të stemës së Bashkimit Sovjetik, të vendoset emblema ukrainase. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Kulturës e Ukrainës. Monumenti "Mëmëdheu" ndodhet në territorin e Muzeut Kombëtar të Historisë së Ukrainës të Luftës së Dytë Botërore. E ndërtuar në vitin 1981, konsiderohet të jetë skulptura më e lartë në Evropë. Drejtori i Muzeut Kombëtar, Yurii Savchuk, njoftoi se emri i monumentit do të ndryshojë në "Nëna Ukrainë" sapo t’i vihet emblema e re. (Përgatitën: Gresa Kraja dhe Bujar Tërstena)