Simbole të copëtuara: Statujat e kohës komuniste në depon bullgare

Your browser doesn’t support HTML5

Pjesë statujash nga një monument masiv dhe kundërthënës i kohës komuniste në Sofje janë gjetur para një depoje në një fshat afër kryeqytetit bullgar. Statujat janë hequr nga Monumenti i Ushtrisë Sovjetike. Monumentet sovjetike, në disa pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore, janë sulmuar apo hequr që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, në shkurtin e vitit 2022. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)