Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se sulmet e mëdha kibernetike në SHBA mund të çojnë në luftë të vërtetë.
Biden mbajti një fjalim para komitetit të inteligjencës.
“...nëse përfundojmë në luftë - luftë të vërtetë, me të shtëna, me një fuqi të madhe - ajo do të jetë pasojë e një shkeljeje kibernetike me pasoja të mëdha”, tha Biden.
Ai vuri në dukje një numër në rritje të sulmeve kibernetike kundër agjencive qeveritare dhe industrisë private në SHBA.
Zyrtarët amerikanë i kanë lidhur këto sulme me Rusinë dhe Kinën.
Disa prej tyre kanë ndodhur në gjashtë muajt e parë të presidencës Biden.
SHIKONI EDHE: Rusia përdor “forcë brutale” për të hyrë në sistemet kompjuterikeQindra kompani amerikane janë prekur nga një sulm kibernetik, që është kryer më 2 korrik, kundër kompanisë së teknologjisë Kaseya, me seli në Floridë.
Në maj, hakerët kanë sulmuar operatorin më të madh të tubacionit të karburanteve në SHBA, Colonial Pipeline, ndërsa në qershor, shënjestër e sulmit kibernetik ka qenë kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit, JBS.
Biden ka biseduar me homologun rus, Vladimir Putin, për sigurinë kibernetike gjatë takimit të tyre në Gjenevë, muajin e kaluar.
Biden është zotuar se “do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm” për të ndaluar sulmet kibernetike nga Rusia, ka thënë Shtëpia e Bardhë.