Si mund ta raportoni dhunën në Kosovë?

Formë proteste kundër dhunës ndaj grave.

Në Kosovë, rastet e dhunës në familje mund të raportohen në numrin 0800 19 999.

Linja telefonike e Mbrojtësve të Viktimave është 0800 11 112.

Shtëpitë e sigurta ekzistojnë në të gjitha rajonet dhe janë të hapura për të gjitha komunitetet etnike që jetojnë në Kosovë.

Disa prej shtëpive të sigurta gjenden në komunat e Gjakovës, Pejës, Novobërdës dhe Zubin Potok.

Linjat e kontaktit të shtëpive të sigurta janë këto: 0800 800 01 dhe 0800 21 000.

Rrjeti i Grave të Kosovës është organizatë që lidh grupe dhe organizata të rajoneve të ndryshme të Kosovës.

Rrjeti ka 190 anëtarë, përfshirë ata që ofrojnë ndihmë ligjore dhe këshillim.

Numri i Policisë së Kosovës është 192.

Më 2020, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Konventën e Stambollit, një marrëveshje ndërkombëtare e Këshillit të Evropës, që synon parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave, por dhe dhunën në familje.

Konventa parasheh zero tolerancë ndaj dhunës.