Si mund ta raportoni dhunën në Maqedoninë e Veriut?

Pamje nga protestat në Shkup kundër dhunës ndaj grave.

Në Maqedoninë e Veriut, rastet e dhunës në familje mund të raportohen në gjashtë njësi rajonale.

Rajoni i Pollogut që përfshin qytetin e Tetovës dhe Gostivarit me rrethinë: 38978837111

Rajoni jugperëndimor me qendër Ohrin: +38972232076, +38970267831, +38971231032.

Rajoni lindor me Shtipin si qendër: +38976475054.

Rajoni verilindor me Kumanovën si qendër: +38975362881.

Rajoni i Vardarit që përfshin qytetin e Velesit, Shën Nikollën dhe Kavadarin: +38970362281, +38970210995, apo në adresën elektronike: jumcsrKavadarci@mtsp.gov.mk

Rajoni i Pellagonisë që përfshin dy qytete me rrethinë, Manastirin dhe Shkupin: +38971397112, +38978230943, +38976381762.

Linja telefonike e Mbrojtësve të Viktimave është: +389 (0) 2 3298 295, + 389 (0) 2 3117 866, ose përmes faqes: https://semejnonasilstvo.org.mk/prijavi-i-pobaraj-pomosh/ ku mund të lihen të dhënat dhe viktima më pas kontaktohet.

Në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë shtëpi të sigurta në të gjitha rajonet dhe ato janë të hapura për të gjitha komunitetet etnike.

Përveç atyre që gjenden në Ohër, Kocan, Strumicë , Veles dhe Manastir, së fundmi në këtë shtet është hapur dhe një strehimore në Tetovë.

Për të drejtat e grave në këtë shtet avokon Rrjeti Kombëtar kundër Dhunës ndaj Grave dhe dhunës në familje.

Ky rrjet ofron ndihmë juridike, psikologjike dhe ka fond vetanak për gratë që janë viktimë e dhunës.

Numri i Policisë së Maqedonisë së Veriut është 192.

Në Maqedoninë e Veriut, dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje ndalohet me ligj.