Reuters
Zyrtarët e Perëndimit kanë thënë se janë të hapur ndaj idesë së konfiskimit të asteve financiare ruse në vlerë të 300 – 350 miliardë dollarëve, për t’i ndihmuar Ukrainës.
Mirëpo, një hap i tillë është shumë kompleks, pasi mund të përbëjë precedent kontrovers.
Më poshtë janë renditur disa rrugë.
Konfiskimi
Disa politikbërës ndërkombëtare dhe avokatë, kanë thënë se rezervat ruse mund të konfiskohen nën doktrinën e ligjit ndërkombëtar që parasheh “kundërmasa”.
Më pas, asetet mund të shiten, dhe mjetet t’i ndahen Ukrainës, apo të krijohet një fond i veçantë për rindërtim.
Të tjerë ngrenë shqetësime se diçka e tillë është kundër normave ndërkombëtare dhe mund të hapë kutinë e Pandorës, pasi Rusia mund të sfidojë vendimin.
SHIKONI EDHE: Hulumtimi zbulon se si oligarkët rusë u shmangen sanksioneveShembuj të ngjashëm të konfiskimeve në të kaluarën, sikurse asetet e Irakut pas pushtimit të tij në Kuvajt, dhe të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, kanë ndodhur pasi kanë përfunduar luftërat, dhe jo sa kanë qenë duke u zhvilluar.
Edhe në Shtetet e Bashkuara, ekspertët e borxhit sovran, kanë vënë në dukje që Akti Ndërkomëbëtar për Kompentenca Ekonomike, nuk autorizon të drejtën për konfiskim të pronës së ngrirë ruse, në mungesë të një konflikti të armatosur në mes të SHBA-së dhe Rusisë.
Procedurë graduale
Asetet në vlerë të rreth 210 miliardë eurove, që janë ngrirë në Bashkimin Evropian – kryesisht lloje të ndryshme të letrave me vlerë që Banka Qendrore Ruse i ka investuar – janë duke u mbajtur në Bruksel, në institucionin që njihet si Euroclear.
Pasi këto asete të konvertohen në para të gatshme, për transaksionin duhet paguar taksë prej 25 për qind në Belgjikë.
SHIKONI EDHE: Një vit i ngarkuar dhe potencialisht përcaktues për BE-nëZyrtarët në BE, si dhe në SHBA dhe Britani, janë duke propozuar që ajo shumë të dërgohet në Ukrainë – rreth 15 miliardë euro në periudhën 2023-2027.
Por, disa në bllokun evropian janë kundër kësaj ideje dhe Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar, po ashtu, kundër menaxhimit të aseteve ruse, sepse mund të krijohet jostabilitet nëse shtete tjera mendohen nëse duhet t’i ruajnë rezervat në bankat evropiane.
Disa avokatë besojnë se ligjërisht ka pak dallim në mes të marrjes së të hyrave që gjenerohen prej aseteve të konfiskuara dhe rrëmbimit të 300-350 miliardë dollarëve.
Si dëmshpërblim
Si një tjetër mënyrë është përmendur edhe shitja e letrave me vlerë në këmbim të dëmshpërblimit.
Ukraina mund t’i shesë letrat me vlerë vetëm nëse Rusia pranon të paguajë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar në luftë.
Mirëpo duke marrë parasysh që Rusia ka pak gatishmëri për të paguar, atëherë Ukraina mund t’i përdorë ato para të gatshme për t’i riparuar dëmet.
SHIKONI EDHE: Si e pësoi natyra nga lufta në UkrainëKjo mënyrë është ndryshe prej konfiskimit, sepse asetet mund të transferohen vetëm nëse një mekanizëm legjitim kompensimi vlerëson për dëmet që i janë shkaktuar Ukrainës.
Megjithatë, ka shumë mundësi që Ukraina të mund të përfitojë prej këtyre rezervave, nëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë interes për t’i blerë këto letra me vlerë.