Si duket pakoja 61-miliardëshe amerikane për Ukrainën
Automjete rezistente ndaj minave (MRAP).
Pajisje që ndihmojnë për të parë në errësirë.
Raketa kundërajrore Stinger.
Predha mortajash 60 milimetra.
Raketa për mbrojtje ajrore të llojit AIM-9 Sidewinder.
Armë të vogla dhe municione shtesë, duke përfshirë fishekë të kalibrit 0.50 milimetra për të luftuar dronët ajrorë.
Në këtë fotografi shihet një ushtar ukrainas duke kryer sulm me një mitraloz Browning të kalibrit 0.50 të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.
Plumba artilerie 155 milimetra.
Armë antitank i modelit AT4, që mund të lëvizet prej njeriut.
Automjete me lëvizshmëri të lartë (HMMWV), që njihen si Humvee.
Automjete luftarake të këmbësorisë të llojit Bradley.
Plumba artilerie 105 milimetra.
Municione për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS).
Municione precize ajrore. Në fotografi duket një bombë e drejtuar me lazer e llojit, AGM-123A Skipper II.
Mina kundër automjeteve të blinduara.
Nuk dihet sasia e pajisjeve të tilla që do të dërgohen në Ukrainë. Në këtë fotografi shihen dy ushtarë duke mbledhur minat anti-tank.
Pajisje për lëshim të raketave TOW.
Raketa për mbrojtje ajrore të llojit RIM-7 Sea Sparrow.
Pajisje demolimi për shmangie të pengesave.
Pajisje mbështetëse ajrore. Nuk dihet lloji i saktë i pajisjeve të tilla që do të dërgohen.
Në fotografi shihet një model i një pajisjeje të tillë, që përdoret për energji elektrike dhe shtypje të ajrit nëpër aeroplanë ushtarakë amerikanë.
Sisteme portative antitak, Javelin.
Automjete logjistike mbështetëse, por edhe këtu nuk dihet modeli i saktë që do të dërgohet.
Në fotografi shihet një kamion ushtarak, i modelit LVSR, që përdoret për pjesë zëvendësuese.
Mina të modelit Claymore.
Në mesin e armëve që do të nisen drejt Ukrainës janë edhe “pjesë rezervë, pajisje për mirëmbajtje dhe pajisje tjera ndihmëse”.