"Shtrigat e Buçës" mbrojnë qiellin mbi Ukrainë
Një anëtare e njësisë së mbrojtjes ajrore kundër dronëve, e cila përbëhet nga gratë që njihen si "Shtrigat e Buçës" (Bucha Witches), nga formacioni vullnetar ushtarak i komunitetit territorial Buça, duke u stërvitur në rajonin e Kievit, Ukrainë, 3 gusht 2024.
Një anëtare e njësisë së grave e mbrojtjes ajrore kundër dronëve bën çmontimin e një pushke.
Luftëtaret ukrainase nga njësiti i mbrojtjes ajrore kundër dronëve i Buçës.
Një anëtare e njësisë duke u stërvitur.
Luftëtaret ukrainase të Buças përgatisin pajisjet e mbrojtjes ajrore.
Kalitja fizike e pjesëtareve vullnetare të njësisë së mbrojtjes ajrore kundër dronëve.
Çmontimi i pushkëve nga pjesëtaret e njësisë gjatë një dite stërvitjesh.
Trajnimi për përdorimin e pajisjeve për mbrojtje ajrore të vendosura në automjet.
Një anëtare e njësisë së mbrojtjes ajrore kundër dronëve "Shtrigat e Buçës" nga formacioni ushtarak vullnetar i komunitetit territorial Buça, mbush armën me municion.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kanë rrëzuar 53 nga 56 dronët rusë, natën mes 15 dhe 16 shtatorit, duke shtuar se “shënjestër kryesore” e tyre ishte kryeqyteti Kiev. Radio Evropa e Lirë, megjithatë, nuk mund t’i vërtetojë në mënyrë të pavarur pretendimet e asnjërës palë për zhvillimet në fushëbetejë.
Rusia ka bombarduar Ukrainën me dronë dhe lloje të ndryshme raketash gjatë kohës më të madhe të pushtimit, që ka nisur qysh në shkurt të vitit 2022.