Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë zotuar për të dërguar urgjentisht pajisjet e nevojshme mjekësore në Indi, meqë ky shtet po shënon rekorde ditore të infektimeve.
India ka regjistruar 349,691 raste të konfirmuara me koronavirus më 25 prill, duke shënuar rekord për të katërtën ditë me radhë.
Kjo situatë ka rënduar tejet shumë situatën nëpër spitale, të cilat janë të detyruara të kthejnë në shtëpi pacientët, të cilët kërkojnë oksigjen.
Në rrjetet sociale janë parë shumë persona duke qarë për familjarët e tyre, të cilët kanë vdekur duke pritur për trajtim.
Britania, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Bashkimi Evropian janë zotuar për të dërguar ndihmë mjekësorë, përfshirë ventilatorë dhe oksigjen.
SHIKONI EDHE: Çfarë është varianti indian i koronavirusit?Ministria e Jashtme e Britanisë ka thënë se rreth 140 ventilatorë dhe gati 500 kontejnerë oksigjeni do të arrijnë në Indi më 27 prill.
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë materialet e nevojshme për prodhim të vaksinës kundër koronavirusit, si dhe ventilatorë, teste dhe pajisje mbrojtëse, ka thënë Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare Jake Sullivan.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se “lufta kundër pandemisë është lufta jonë e përbashkët”.
Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka thënë se ka qenë e alarmuar nga situata.
Ky komision ka thënë se synon të dërgojë oksigjen dhe ilaçe në Indi, pas pranimit të një kerkese nga Delhi.