Humbën shtëpinë dhe babanë: Printeri 3D bën familjen ukrainase me strehë të re
Your browser doesn’t support HTML5
Natalya Beryozova humbi bashkëshortin dhe shtëpinë në Irpin, në periferi të Kievit, gjatë sulmeve ruse në muajt e parë të luftës në Ukrainë. Ajo dhe dy vajzat e saj mbijetuan dhe tani përsëri kanë një vend të përhershëm ku mund të jetojnë, falë inxhinierisë përparimtare dhe bamirësive lokale. Muret e lakuara të shtëpisë prej 138 metrash katrorë, të bërë me printer 3D, u realizuan gjatë dy ditëve, falë punës së dizajnerëve dhe të ndërtimtarëve ukrainas. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)