Shqipëria siguron dy medalje olimpike

Chermen Valiev.

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, kanë arritur t’ia sigurojnë Shqipërisë dy medalje olimpike në Olimpiadën e Parisit.

Dy sportistët i kanë fituar çmimet në sportin e mundjes.

Valiev ka fituar më 10 gusht, duke ia siguruar Shqipërisë medaljen e parë olimpike në histori, ndërsa Dudaev e ka siguruar medaljen pas fitores më 11 gusht.

Shqipëria ka garuar këtë herë në Olimpiadë me tetë sportistë.

Të dy sportistët që siguruan medaljet janë rusë të natyralizuar në shqiptarë.

Valiev ka prejardhje prej rajonit të Osetisë, ndërsa Dudaev ka prejardhje çeçene.

Kosova, gjithashtu, i ka siguruar dy medalje olimpike në këtë Olimpiadë.

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medalje të argjendtë, ndërsa xhudistja tjetër Laura Fazliu ka fituar një medalje të bronztë.

Shtatë sportistët tjerë i kanë përfunduar garat pa çmime.

Në total Kosova i ka pesë medalje olimpike.

Lojërat Olimpike kanë nisur më 26 korrik, ndërsa përfundojnë në mbrëmjen e 11 gushtit.

Këtë herë kanë marrë pjesë mbi 10.500 sportistë nëpër gara të ndryshme.