Shqipëria riatdheson pesë persona nga Siria
Your browser doesn’t support HTML5
Qeveria e Shqipërisë ka kthyer një grua dhe katër fëmijë, të cilët ishin që disa vite në një kamp refugjatësh në Siri. Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë se autoritetet shqiptare kanë një vit që kanë punuar për kthimin e tyre. Rama nuk ka dashur të tregojë edhe sa shtetas shqiptarë gjenden në Siri mirëpo ai ka thënë se po punohet që të kthehen të gjithë. Të riatdhesuarit u morën nga kampi al-Hol në Siri dhe u kthyen në Tiranë përmes aeroportit të Bejrutit në Liban. (Përgatiti: Bujar Tërstena)