Shqetësime për strehët e mbyllura në Kiev
Your browser doesn’t support HTML5
Një ministër ukrainas shprehu shqetësimet e tij për strehët e mbyllura në Kiev, pas një inspektimi fillestar që iu bë atyre. Kjo ndodhi pas vrasjes së tre civilëve - përfshirë një vajzë 9 vjeçe - të cilët nuk arritën të hynin në një strehë më 1 qershor, pasi ishte e mbyllur. Në një postim në Telegram, ministri i Industrive Strategjike, Oleksandr Kamyshin, tha se vetëm rreth gjysma e 1.078 strehëve të ekzaminuara, janë të përdorshme. Ukrainasit anembanë vendit thonë se përballen me sfida të ngjashme për t’u strehuar gjatë sulmeve ruse. (Përgatitën: Valona Tela dhe Arben Hoti)