BBC
Bastisjet e fundit izraelite në kampin e refugjatëve Xhenin, kanë qenë më të përgjakshmet në gati dy dekada.
Nëntë palestinezë janë vrarë pasi trupat ushtarake izraelite besohet se kanë rrethuar ndërtesa.
Është raportuar se në ato momente janë parë: armë zjarri, granata dhe gaz lotsjellës.
Zyrtarët palestinezë kanë thënë se dy prej viktimave kanë qenë civilë, përfshirë një grua 61-vjeçare, derisa shtatë të tjerët, grupet militante i kanë konsideruar si anëtarët e tyre.
Ushtria izraelite ka thënë se trupat ushtarake kanë shkuar në kamp për të arrestuar militantët e Xhihadit Islamik, të cilët besohet se kanë qenë duke planifikuar “sulme të mëdha”.
Në këtë pikë, historia e bën punën e vet.
Ushtria izraelite ka kryer bastisje në Xhenin edhe vitin e kaluar, të cilat janë përshkallëzuar me të shtëna nga palestinezët e armatosur.
Shumë banorë lokalë i krahasojnë përjetimet e tyre me ato të vitit 2002, kur ka ndodhur ajo që njihet si kryengritja palestineze.
Atëbotë, Izraeli pati nisur sulmet – të njohura si Beteja e Xheninit – nga të cilat janë vrarë të paktën 52 militantë palestinezë dhe civilë, si dhe 23 ushtarë izraelitë.
Sulmet patën pasuar një fushatë të sulmeve palestineze me bomba vetëvrasëse në Izrael.
Për pasojë, pjesa më e madhe e kampit Xhenin është rrafshuar më 2002.
Shkalla e shkatërrimit dhe tentimet e palestinezëve për të zmbrapsur forcat, janë ende pjesë e memories kolektive.
Ato ndodhi shërbejnë si sfond për atë që ka ndodhur prej atëherë.
Pranverën e vitit të kaluar, Izraeli ka nisur operacionin “Thyeni valën”, pas sulmeve në rritje të palestinezëve me armë dhe thika kundrejt izraelitëve.
Disa prej tyre janë kryer nga shtetasit palestinezë të Izraelit që kanë qenë përkrahës të të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Shumë të tjerë kanë qenë palestinezë të armatosur të Xheninit, përfshirë Ra'ad Hazem, i cili ka vrarë tre izraelitë në një restorant në Tel Aviv dhe më vonë është vrarë nga forcat e sigurisë.
Kjo ngjarje e ka kthyer fokusin sërish te Xhenini.
SHIKONI EDHE: Blinken me thirrje për ndalje të dhunës gjatë vizitës në Lindjen e MesmeBastisjet izraelite, arrestimet dhe demolimet e shtëpive në Xhenin dhe në qytetin në afërsi Nabuls, janë kthyer atë kohë në diçka të shpeshtë.
Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë thënë se janë duke vepruar për të parandaluar sulme tjera, dhe se kanë qëlluar palestinezin e armatosur që ka shënjestruar ushtarët.
Mirëpo, shifrat e të vdekurve në Bregun Perëndimor kanë qenë shumë më shumë sesa aq.
Ndonëse militantët e armatosur përbëjnë numrin më të madh të mbi 150 palestinezëve të vrarë në Bregun e pushtuar Perëndimor vitin e kaluar, pjesa tjetër e atyre që janë vrarë nuk kanë qenë të armatosur - disa prej tyre kanë qenë në grupe duke gjuajtur makinat me gurë, me raste kanë qenë edhe civilë duke ecur nëpër rrugë.
Disa persona janë vrarë gjatë protestave apo përballjeve me zyrtarët izraelitë, si shenjë kundërshtimi për dëbimin nga qytetet apo fshatrat e tyre.
Kombet e Bashkuara dhe grupe tjera për të drejta të njeriut e kanë akuzuar vazhdimisht Izraelin për përdorim të tepruar të forcës, pretendim që ky shtet e hedh poshtë vazhdimisht.
SHIKONI EDHE: Plan i ri për paqe midis Izraelit dhe palestinezëveMirëpo, ekziston edhe diçka shtesë që i shton më shumë naftë zjarrit dhe i sqaron shqetësimet pse mund të ketë përkeqësim të situatës në Bregun Perëndimor.
Autoriteti Palestinez, i cili ka pushtet të limituar në qytetet palestineze, ka qenë duke humbur kontrollin e qyteteve Xhenin dhe Nablus.
Autoriteti Palestinez është i rëndësishëm – trashëgimi e procesit paqësor të Oslos më 1990 – mirëpo zyrtarët e tij në plakje e sipër kanë qasje krejtësisht tjerë me palestinezët nëpër rrugë.
Autoriteti Palestinez dominohet nga presidenti i partisë Fatah, Mahmoud Abbas – rival i militantëve islamistë palestinezë të Hamasit.
Autoriteti Palestinez “koordinohet” në çështjet e sigurisë me Izraelin – që do të thotë se ndan me të informacione për disa militantë, dhe forcat e tij të sigurisë largohen kur Izraeli kryen bastisje.
Presidenti Abbas tani beson se bashkë-koordinimi “do të përfundojë” për shkak të bastisjeve në Xhenin – ndonëse një kërcënim të tillë ai e ka bërë edhe në të kaluarën.
Më 2021, forcat e sigurisë së Autoritetit Palestinez nuk kanë qenë të mirëpritura në kampin e refugjatëve në Xhenin dhe qytetin e vjetër Nablus.
Aty Autoriteti ka qenë duke e humbur kontrollin.
Këto konflikte kanë zgjatur shumë kohë dhe në disa raste tensionet janë rritur shumë atë vit.
Më 2021 është zhvilluar lufta disaditore në mes të Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Your browser doesn’t support HTML5
Një gjeneratë e re e militantëve në Xhenin dhe Nablus kanë refuzuar udhëheqësinë e Autoritetit Palestinez, pasi militantët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik janë përballur me arrestime.
Ata kanë nisur të armatosen, të lidhen nëpër grupe dhe të mos u përgjigjen hierarkive tradicionale.
Ata tani e quajnë veten Batalioni Xhenin.
Nëpër rrjetet sociale, sidomos Tik Tok, ata janë shfaqur me armë të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara që janë kontrabanduar nga Jordania, apo janë vjedhur dhe shitur nga bazat e ushtrisë izraelite.
Disa prej tyre janë parë shumë të rinj për të kujtuar shkatërrimin e vitit 2002, por mjaftueshëm të rritur për t’u inspiruar nga historitë e tyre.
Një gazetar izraelit në Xhenin madje pati thënë se “kjo situatë është ndryshe”.
“Këta janë njerëz që janë të gatshëm të luftojnë dhe të vdesin”.
SHIKONI EDHE: Nëntë palestinezë të vrarë në bastisjet izraelite në XheninBanorët në kampin e refugjatëve në Xhenin e shohin të ardhmen me doza të zymtësisë: ditë pas dite ka më pak perspektivë për punë, ka kufizime nga ushtria izraelite, nuk ka besim në të ardhmen politike dhe mundësia e bastisjeve rritet brenda natës.
Ushtria izraelite ka thënë se ka parandaluar sulmet ndaj civilëve dhe ushtarëve.
Presidenti i shtetit, Isaac Herzog, ka thënë se një “bandë terroriste” e Xhihadit Islamik ka tentuar të kryejë sulme të Izrael.
Por, mundësitë për ulje të tensioneve janë të pakta.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, arrin të hënën në Izrael, teksa në këtë shtet pritet të organizohen protestat më masive kundër qeverisë më nacionaliste në histori.
Ai ka thënë se dëshiron “të ruajë” zgjidhen e dy shteteve – formulës ndërkombëtare për arritje të paqes.