Protesta pas shpërthimit vdekjeprurës në spitalin e Gazës
Studentët dhe demonstruesit iranianë duke protestuar në mbështetje të palestinezëve përpara Ambasadës britanike në Teheran, mëngjesin e hershëm të 18 tetorit 2023.
Qindra protestues u mblodhën jashtë ambasadës britanike dhe franceze në Teheran në orët e para të 18 tetorit 2023, ndërsa zemërimi u rrit pas shpërthimit vdekjeprurës në një spital në Gazë.
Njerëzit janë mbledhur në një protestë para Ambasadës franceze në Tunis, pasi qindra palestinezë u vranë në një shpërthim në spitalin Al-Ahli në Gazë, për të cilin zyrtarët izraelitë dhe palestinezë fajësuan njëri-tjetrin. 17 tetor 2023.
Studentë dhe protestues në Teheran ndezin dritat e telefonëve teksa protestojnë para Ambasadës britanike në Teheran, mëngjesine hershëm të 18 tetorit 2023.
Protestuesit libanezë me flamuj palestinezë ngjiten në rrethojën e Ambasadës së SHBA-së, në Bejrut, Liban, pasi qindra palestinezë u vranë në një shpërthim në spitalin Al-Ahli në Gaz më 17 tetor 2023.
Protestuesit para Ambasadës franceze në Tunis, Tunizi, 17 tetor 2023.
Protestuesit në Bejrut, 17 tetor 2023.
Një tjetër pamje e protestuesve në Bejrut.
Palestinezët marrin pjesë në një protestë në Tubas në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, 17 tetor 2023, pasi qindra palestinezë u vranë nga një shpërthim në spitalin Al-Ahli në Gazë.
Në Bogota, Kolumbi, më 17 tetor u ndezën qirinj për viktimat.
Fëmijë e të rritur protestuan më 18 tetor në Bagdad, Irak, kundër luftës Izrael - Hamas.
Njerëzit mbajnë pankarta dhe flamuj palestinezë gjatë një proteste në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, vonë më 17 tetor 2023, në mbështetje të palestinezëve pas një sulmi që shpërtheu në spitalin Ahli Arab në Gazën qendrore, i cili vrau qindra persona.
Me pankarta e flamuj palestinezë, irakianët në Mosul protestuan më 18 tetor.
Njerëzit duke ndihmuar pas shpërthimit në spitalin Al-Ahli në Gazë, më 17 tetor 2023.
Kjo foto e bërë më 18 tetor 2023 tregon një automjet të dëmtuar që i përket spitalit Al-Ahli në Gazë, si pasojë e një shpërthimi gjatë natës.
Një pamje e brendshme e spitalit Al-Ahli ku qindra palestinezë u vranë në shpërthimin e 17 tetorit.