Të paktën tre persona u vranë dhe katër u plagosën në një seri "shpërthimesh të forta" që tronditën qytetin e Belgorodit herët të dielën, sipas guvernatorit të rajonit, i cili kufizohet me Ukrainën.
"Aktualisht po përpiqemi të përcaktojmë rrethanat e incidentit. Mbrojtja kundërajrore ishte në veprim," tha guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov në Telegram.
Njëmbëdhjetë ndërtesa banimi dhe 39 shtëpi u dëmtuan në shpërthimet që ndodhën në orët e para, tha ai, por nuk i akuzoi forcat ukrainase se ishin pas sulmeve.
Gladkov tha se ai e vizitoi vendin shumë shpejt pas shpërthimeve, të cilat goditën pesë rrugë në veri të qendrës së qytetit.
Dy nga të plagosurit, një burrë dhe një fëmijë, u shtruan në spital, ndërsa dy të tjerët u trajtuan në vendin e ngjarjes, tha ai.
Që kur Moska filloi operacionin e saj ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt, Rusia ka akuzuar vazhdimisht Kievin për kryerjen e sulmeve në tokën ruse, veçanërisht në rajonin e Belgorodit.
Në fillim të prillit, Gladkov akuzoi Ukrainën se kishte sulmuar një depo karburanti në qytet me dy helikopterë.
SHIKONI EDHE: SHBA: Putin ende synon kontrollin e pjesës më të madhe të Ukrainës