Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Bullgarisë të mërkurën pritet të diskutojë për propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut, ku më pas do të dihet nëse do të hiqet ose jo vetoja bullgare për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.
SHIKONI EDHE: MPJ e Bullgarisë: Pa qëndrim nga Kuvendi, vetoja ndaj Shkupit nuk do të hiqetSipas agjencisë bullgare të lajmeve, BGNES, në këtë mbledhje do të prezantohet “qëndrimi i Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë për procesverbalin e takimit të përbashkët në përputhje me nenin 12 të Marrëveshjes me Republikën e Maqedonisë së Veriut nga viti 2017, si dhe një paketë dokumentesh të Presidencës me Këshillin e BE-së lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian”.
Propozimi francez, zyrtarisht nuk është publikuar as në Sofje e as në Shkup, por bazuar në mediat bullgare dhe prononcimet jozyrtare në të dyja vendet, propozimi përmban të gjitha kërkesat bullgare, përveç gjuhës maqedonase.
SHIKONI EDHE: Kovaçevski: Për gjuhën dhe identitetin nuk negociojmëSipas asaj që kanë publikuar mediat në Sofje, Shkupi duhet të konfirmojë para OKB-së se nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë, se do ta përfshijë pakicën bullgare në Kushtetutë, do t'i rehabilitojë viktimat nga komunizmi jugosllav, nga reprezaljet në territorin e saj për shkak të përkatësisë së tyre etnike bullgare, harmonizimin e teksteve shkollore në përputhje me punën e komisioneve të historisë, heqjen e të gjitha tabelave që përhapin gjuhën e urrejtjes ndaj bullgarëve dhe Bullgarisë, ndërsa dy vendet do të dërgojnë qëndrime të njëanshme lidhur me pozicionet e tyre për gjuhën maqedonase.
Presidenti bullgar, Rumen Radev, tha të hënën se propozimi është i pranueshëm, mirëpo duhet të finalizohet.
“Qeveria duhet të jetë institucioni që duhet të përgatisë vendimin dhe të miratohet nga Kuvendi, dhe jo e kundërta, propozimi të diskutohet në Komisionin e Politikës së Jashtme. Konsideroj se propozimi i presidencës franceze është më i mirë dhe më i drejti deri tani”, deklaroi Radev.
Mocioni i mosbesimit
Por, mbledhja e Komisionit për propozimin francez mbetet nën hijen e debatit parlamentar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Kiril Petkov, të iniciuar nga opozitar bullgare për çështjet ekonomike, por edhe për kontestin me Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri Petkov tha se është optimist se Qeveria do t'i mbijetojë mocionit. Në votimin që pritet të bëhet të mërkurën, nga 240 deputetë, Petkov duhet të sigurojë votat e 121 deputetëve.
SHIKONI EDHE: BE paralajmëron zhvillime pozitive për Maqedoninë e V. dhe ShqipërinëNdërkohë, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha të martën se vetoja bullgare duhet të hiqet pasi, sipas tij, zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor garanton paqe dhe stabilitet.
“Ne kemi dëshmuar se jemi partner i besueshëm dhe se jemi të përkushtuar për dialog për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme që do të zhbllokonte procesin e bisedimeve dhe integrimin evropian. Zgjerimi i BE-së me Maqedoninë e Veriut nuk është vetëm çështje e zgjerimit, por është edhe çështje gjeostrategjike dhe politike - si për ne, ashtu edhe për tërë rajonin”, tha Kovaçevski, pa dhënë detaje lidhur me përmbajtjen e propozimit francez.
Ndryshe nga Qeveria, opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja ka thënë se nuk do të pranonte ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve aty, por edhe marrëveshjen në tërësi e vlerëson “të dëmshme për interesat kombëtare maqedonase”.
SHIKONI EDHE: Macron i gatshëm të ndërmjetësojë një zgjidhje midis Shkupit dhe SofjesMaqedonia e Veriut që nga nëntori i vitit 2020 nuk mund të nisë bisedimet me BE-në për shkak të vetos bullgare.
Bullgaria e ka bllokuar procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit ndërmjet dy vendeve për çështjen e gjuhës dhe së kaluarës historike.
Dy vendet në vitin 2017 kishin nënshkruar një marrëveshje për fqinjësi të mirë, por në vend të ngritjes së raporteve, kjo marrëveshje ka hapur temat, të cilat mes dy vendeve janë aktuale që nga periudha e para Luftës së Dytë Botërore.