Shkrumb e hi: Bota po digjet
Zjarri "Dixie", ndër më shkatërruesit në historinë amerikane, duke djegur sipërfaqe të mëdha gjatë natës në Tejllorsvill të Kalifornisë. (27 korrik 2021)
Helikopterët e Shërbimit Pyjor të Shteteve të Bashkuara duke u angazhuar për frenimin e përhapjes së zjarrit "Dixie", në Kaliforni. (31 korrik)
Vetura të djegura nga një zjarr i egër më 30 qershor, në një vend parkimi, në Liton të provincës së Kolumbisë Britanike, në Kanada. (9 korrik)
Shtyllat e ndriçimit, të shkrira nga zjarri i egër, në Grinvill të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (10 gusht)
Autostrada 89, me pemë të djegura në njërën anë dhe pemë të paprekura në anën tjetër, në vendin e kapluar nga zjarri "Dixie", afër Grinvillit, në Kaliforni. (7 gusht)
Një ndërtesë tregtare, e djegur nga zjarri i egër "Dixie", që kaploi vendbanimin Grinvill, në Kaliforni. (5 gusht)
Flakët e një zjarri të egër duke djegur një shtëpi afër Luginës së Barit, në Kaliforni. (4 gusht)
Një ndërtesë tregtare duke u djegur, pasi zjarri "Dixie" përfshiu qendrën e Grinvillit, në Kaliforni. (5 gusht)
Një helikopter duke mbushur ujë nga një rezervuar, teksa një zjarr i egër digjte sipërfaqe pranë fshatit Spathovuni, afër Korintit, në Greqi. (23 korrik)
Një zjarrfikës, mes një mjegulle të portokalltë, duke u angazhuar për shuarjen e një zjarri pyjor afër fshatit të Magarasit, në rajonin e Jakutisë, në Rusi. (17 korrik)
Një aeroplan duke hedh pluhur për fikjen e një zjarri, në lindje të shtetit të Uashingtonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (14 korrik)
Një kamion zjarrfikës duke lëvizur nëpër një pyll të shkrumbuar nga një zjarr i egër, në rajonin e Çeljabinskut, në Rusi. (12 korrik)
Shtëpi dhe ndërtesa të shkrumbuara nga një zjarr i egër më 30 qershor, në Liton të provincës së Kolumbisë Britanike, në Kanada. (6 korrik)
Zjarrfikësit duke bërë përpjekje për shuarjen e një zjarri të egër në Varimpompi, në veri të Athinës, në Greqi. (3 gusht)
Një tym i dendur ka bërë që dielli të vezullojë ngjyrë të kuqe mbi një fermë të braktisur, pas përhapjes së një zjarri në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (13 korrik)
Automjete të shkatërruara nga zjarri "Dixie", në Indian Falls të Kalifornisë. (26 korrik)
Pamje që shfaq një statujë të perendeshës Athena, teksa flakët e një zjarri të egër shkretonin periferinë e Athinës, në Greqi. (3 gusht)
Shtëllunga tymi të zi duke u ngritur mbi pyllin përreth Manavgatit, 75 kilometra në lindje të qytetit bregdetar të Antalias, në Turqi. (28 korrik)
Shtëpi dhe ndërtesa të shkrumbuara nga një zjarr i egër më 30 qershor, në Liton të provincës së Kolumbisë Britanike, në Kanada. (9 korrik)
Një shpat i djegur, pas një zjarri të egër në Varimpompi, në periferi të Athinës, në Greqi. (9 gusht)
Një re e dendur tymi nga zjarri "Dixie" duke u ngritur mbi Grinvill, në Kaliforni. (9 gusht)
Pamje e një zone të shkrumbuar, teksa një zjarr i egër përhapej afër fshatit Limni, në ishullin e Evias, në Greqi. (7 gusht)
Zjarrfikësit duke hedhur ujë afër një pishine, teksa një zjarr i egër shkrumbonte veriun e Athinës, në Greqi. (7 gusht)
Dy zyrtarë turq duke qëndruar pranë një automjeti të djegur policor, që ishte përdorur për të shuar një zjarr të egër afër një termocentrali, pranë Milasit, një qytezë në provincën e Muglës, në Turqi. (5 gusht)