Shkollat përballë sfidave të testimit për COVID-19

Një mësues duke dezinfektuar duart e nxënësve në një shkollë në Bishkek, 1 shtator.

Nxënësit e shkollave në Kirgizi duke mbajtur maska mbrojtëse dhe distancën sociale prej 1.5 metrash.

Një vajzë dhe një djalë duke mbajtur maska në ditën e parë të shkollës në kryeqytetin e Moldavisë.

Një nxënëse duke matur temperaturën e trupit në ditën e parë të shkollës në Sevastopol të Krimesë.

Një nxënëse e klasës së parë duke i rënë ziles në ceremoninë  e fillimit të vitit të ri shkollor në Minsk.

Nxënësit duke mbajtur maska janë ulur në një klasë gjatë ceremonisë për fillimin e vitit shkollor në qytetin Grozny më 1 shtator.

Nxënësit e shkollave fillore duke mbajtur maska dhe distancën sociale në Sarajevë.

Një mësues në Serbi duke bërë përgatitjet për rikthimin në një shkollë në Beograd.

Mësuesit përgatisin një klasë në Shkup më 1 shtator. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që mësimin ta shtyjë më 1 tetor si pasojë e rasteve me koronavirus në vend.

Studentët duke mbajtur distancën në një shkollë në Turin të Italisë.

Gjashtëvjeçarja Tilda duke larguar maskën para se të hyjë në një shkollë në Gjermani më 18 gusht.

Nxënësit e shkollës së mesme në Nicë të Francës dhe arsimtarët janë të detyruar të mbajnë maska brenda dhe jashtë objekteve shkollore.

Nxënësit në veshje tradicionale më 1 shtator, në ditën e parë të shkollës në Kazan të Tatarstanit.

Dita e parë e shkollës në Kazan, 1 shtator.

Ceremonia tradicionale e fillimt të vitit të ri shkollor u anulua në Yekaterinburg të Rusisë.  Shkollat kanë vendosur matës të temperaturave dhe dezinfektues në hyrje të shkollës.

Nxënësit e klasës së parë në Novosibirsk duke marrë pjesë në një ceremoni të fillimit të vitit të ri shkollor.

Viti i ri shkollor filloi më 17 gusht në Dushanbe. Mësuesit e Taxhikistanit janë ankuar për pjesëmarrje të ulët të nxënësve në shkolla.

Studentët në Dushanbe duke matur temperaturën e trupit në ditën e parë të shkollës, 17 gusht.

Një studente afgane duke marrë pjesë në një klasë në qytetin e Heratit.

Mësuesit dhe nxënësit duke shikuar distancën fizike jashtë objektit shkollor në rajonin Budgam të Kashmirit.

Nxënësit e shkollës fillore në ditën e parë të shkollës në Vuhan të Kinës më 1 shtator.