Mariupoli - një vit pas rrethimit shkatërrues rus
Kështu dukej një maternitet në Mariupol më 9 mars, 2022. Një sulm ajror rus e shkatërroi objektin, duke vrarë së paku katër persona. Në atë kohë, Mariupoli sapo ishte rrethuar plotësisht nga forcat ruse. Qyteti u bë skenë e disa prej shkatërrimeve më të rënda në Ukrainë, si pasojë e pushtimit rus.
Kjo fotografi e trenave të djegur, pranë plazhit kryesor të Mariupolit, u bë më 25 shkurt, 2023.
Pamje nga Mariupoli më 25 shkurt, 2023. Mijëra civilë u vranë gjatë rrethimit rus. Rusia pretendon se 3.000 civilë u vranë, ndërsa Kievi pretendon se ishin mbi 25.000 viktima.
Një ekskavator shkatërron një bllok apartamentesh të rrënuara në Mariupol, më 15 shkurt, 2023. Kjo fotografi dhe gjashtë të tjera më poshtë të fotografit Alexander Ermochenko u bënë nga fillimi deri në mes të shkurtit 2023, por u publikuan nga Reuters më 22 shkurt.
Varrmihësit duke transportuar arkivole në një varrezë në periferi të Mariupolit. Trupa të civilëve raportohet se janë duke u zbuluar nën rrënojat e ndërtesave, shumë kohë pas përfundimit të rrethimit rus. Shumë civilë u strehuan në bodrumet e blloqeve të banimit gjatë luftimeve.
Teatri i rrënuar. Godina u bombardua më 16 mars, 2022. Sot, ajo është rrethuar me një gardh të lartë, të zbukuruar me imazhe të shkrimtarëve rusë.
Qytetarët duke bërë pazare në një treg të improvizuar në Mariupol.
Monument i Mariupolit, i pikturuar me ngjyrat e flamurit rus. Më herët ai kishte ngjyrat kaltër dhe verdhë, sikurse flamuri i Ukrainës.
Një ndërtesë e re përballë një blloku apartamentesh të rrënuara nga lufta. Ekipi hetues i aktivistit opozitar rus, Aleksei Navalny, tha se zyrtarët e lartë rusë janë duke përfituar personalisht nga projektet e rindërtimit që po zhvillohen në Mariupol.
Punëtorët ndërtimi në Mariupol. Sipas OKB-së, deri në 90 për qind të ndërtesave të banimit të qytetit u dëmtuan ose u shkatërruan gjatë rrethimit rus.
Më 6 mars, 2023, Kremlini publikoi fotografi të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që thuhet se po vizitonte një qendër mjekësore, të ndërtuar nga ushtria ruse në Mariupol. Data e vizitës së Shoigut nuk u specifikua.
Një pano e udhëheqësit çeçen, Ramzan Kadyrov (majtas), presidentit rus, Vladimir Putin (në mes) dhe administratorit të pjesëve të kontrolluara nga Rusia të rajonit të Donjeckut, Denis Pushilin. Panoja gjendet përpara një memoriali në Mariupol, ndërsa fotografia u bë më 16 shkurt, 2023. Një raport i OKB-së vlerësoi se rreth 350.000 njerëz u detyruan të largohen nga Mariupoli. Qyteti kishte rreth 450.000 banorë para luftës.