Një imazh satelitor tregon digën Nova Kahovka më 5 qershor. Diga dhe hidrocentrali në një pjesë të Ukrainës jugore që e kontrollon Rusia, ishin shënjestruar në mënyrë të përsëritur ndërsa të dyja palët shkëmbenin akuza, duke fajësuar njëra-tjetrën për granatimet.
Një pamje më nga afër nga 5 qershori tregon digën e dëmtuar në lumin Dnjepër, afërsisht 30 kilometra në lindje të qytetit Herson.
Pamjet me dron tregojnë ujin teksa kalon nëpër një grykë në digën Kahovka më 6 qershor. Kievi akuzoi forcat ruse për hedhjen në erë të digës dhe e quajti atë një formë "ekocidi" (krim ndaj mjedisit).
Zyrtarët rusë u kundërpërgjigjën se diga Nova Kahovka u shkatërrua nga sulmet ushtarake ukrainase.
Raportet në mediat sociale tregojnë pjesë të Hersonit të përmbytura nga ujërat, niveli i së cilave po rritet. Kievi ka urdhëruar njerëzit që jetojnë në drejtim të rrymës, të evakuohen para përmbytjeve katastrofike.
Shkatërrimi i digës e shkëput Krimenë nga furnizimi me ujë të freskët.
Një imazh satelitor tregon digën Nova Kahovka dhe rajonin përreth saj, Herson, më 18 tetor 2022.
Skenari më i keq i parashikuar pas shkatërrimit të digës, ishte që përmbytja do të ndodhte në anën e majtë (juglindore) të bregut të lumit. Një valë prej 4 deri në 5 metra do të godiste urën Antonivskiy në lindje të qytetit Herson rreth 19 orë më vonë, do të kishte një valë mbrapa që do të vërshonte në lumin Inhulets dhe pas katër ose pesë ditësh do të kishte disa përmbytje deri në lumin Bug në Mikolajiv.
Përmbytjet kanë arritur në qendër të Nova Kahovkas. Kryebashkiaku i qytetit të instaluar nga Rusia tha se niveli i ujit ishte rritur me 10 metra dhe pritet të rritet edhe më.
Një burrë qëndron në një ulëse jashtë ndërtesës së tij në periferi të Hersonit ndërsa po rritet niveli i ujit si pasojë e shkatërrimit të digës mbi lumin Dnjepër.
Pamje e një zone pjesërisht të përmbytur të Hersonit më 6 qershor 2023, pas dëmtimit të digës në lumin Dnjepër.
Një banor vendas ngre duart lart pranë shtëpisë së tij të përmbytur në Herson.
Dy të rinj përpiqen të ngasin biçikletat e tyre përgjatë një rruge të përmbytur nga uji i lumit Dnjepër, më 6 qershor.
Banorja vendase Tetiana mban kafshët e saj shtëpiake, Tsatsa dhe Chunya, teksa qëndron brenda shtëpisë së përmbytur nga uji si pasojë e shpërthimit të digës Kahovka në Herson.
Një grua duke ecur nëpër një rrugë të përmbytur të Hersonit.
Kjo pamje tregon një zonë pjesërisht të përmbytur pranë urës Antonovskiy (REAR) në periferi të Hersonit, më 6 qershor 2023, pas dëmtimit të digës hidroelektrike Kahovka.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)