Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimet në Mariupol

Djegia e ndërtesave të banimit në Mariupol, qytetin port të rrethuar nga forcat ruse.

Një tjetër pamje nga ajri tregon ndërtesa banimi duke u djegur nga bombardimet në Mariupol. 

Ndërtesa banimi të dëmtuara rëndë nga sulmet ruse në Mariupol.

Një pamje më e përgjithshme tregon disa vatra zjarri të shkaktuara nga bombardimet në një zonë banimi të rrethit Livoberezhnyi të Mariupolit.

Dëmtimet në Fabrikën e Metalit 'Azovstal' në Mariupol.

Një tjetër pamje më nga afër e dëmtimit të Fabrikës Metalurgjike 'Azovstal', më 22 mars.

Ky imazh satelitor tregon fusha në pellgun e lumit Irpin në veriperëndim të Kievit përpara përmbytjeve.

Fushat e përmbytura në pellgun e lumit Irpin. Është e paqartë nëse ushtria ukrainase e përmbyti zonën qëllimisht për të ngadalësuar përparimin e forcave ruse në Kiev, ose nëse përmbytjet u shkaktuan nga dëmtimi i një dige gjatë luftimeve.

Fushat e përmbytura rreth Kozarovyçit nga lumi Dnieper në veri të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Një pamje satelitore e Kozarovyçit para përmbytjes.