Shkatërrimet nga përmbytjet në Gjermani

Një banore lokale pastroj shtëpinë e saj në Bad Neuenahr-Ahrveiler, në perëndim të Gjermanisë më 17 korrik, 2021. Shkatërrimet nga përmbytjet në Gjermani dhe pjesë të tjera në perëndim të Evropës janë përshkruar si "katastrofike". 

 

Një burrë qëndron pranë një ure të shkatërruar në Bad Neuenahr-Ahrveiler në perëndim të Gjermanisë më 17 korrik. Autoritetet kanë thënë se numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani ka arritur në 156. 

Punëtorët komunalë heqin rrënojat dhe mbetjet e tjera në rrugët e Euskrishenit, në perëndim të Gjermanisë më 18 korrik. Përmbytjet në Gjermani konsiderohen si fatkeqësia më e keqe natyre që ky shtet ka përjetuar ndonjëherë. 
 

Një fushë futbolli e përmbytur në Bad Neuenahr-Ahrveiler të Gjermanisë. 18 korrik, 2021.



Vullnetarët në Bad Bodendorf dërgojnë ndihma për personat e prekur nga përmbytjet. Gjermani, 18 korrik, 2021. 
 

Disa djem qëndrojnë pranë një shtëpie të dëmtuar në Insul, në perëndim të Gjermanisë. 17 korrik, 2021. 

Zjarrfikësit heqin ujin nga një parking nëntokësor në Euskrirshen, në perëndim të Gjermanisë më 18 korrik, 2021.




Një urë e shkatërruar në Bad Neuenahr-Ahrveiler të Gjermanisë. 18 korrik, 2021. 
 

Shkatërrimet nga përmbytjet në Bad Neuenahr-Ahrveiler të Gjermanisë. Përveç Gjermanisë, të prekur nga përmbytjet janë edhe Holanda, Belgjika, Zvicra, Austria dhe Republika Çeke. 



Pas rënies së nivelit të ujit, autoritet gjermane kanë nisur të pastrojnë rrugët.