Shkatërrim në Bejrut pas shpërthimit të fuqishëm
Një helikopter shuan zjarrin, pas shpërthimit të fuqishëm që goditi kryeqytetin e Libanit, Bejrutin më 4 gusht. Autoritetet kanë raportuar për së paku 100 persona të vrarë.
Një burrë në Bejrut ndihmon një person që u plagos nga shpërthimi që goditi në zonën e portit të këtij qyteti.
Kjo fotografi është bërë me dron më 5 gusht dhe tregon shkatërrimin që është shkaktuar në zonën e portit në Bejrut, pas shpëthimit të fuqishëm më 4 gusht.
Njerëzit në Bejrut duke ndihmuar të plagosurit nga shpërthimi i fuqishëm. Autoritetet shëndetësore thanë se kanë frikë se numri i viktimave do të rritet.
Kështu duket zona afër portit të Bejrutit, ku ndodhi shkatërrimi. Ndërtesa të shumta janë shkatërruar tërësisht, ndërsa shpërthimi, thuhet se është ndjerë në tërë kryeqytetin libanez.
Njerëz të plagosur, duke u larguar nga zonat që u goditën nga shpërthimi masiv në Liban.
Zjarri dhe tymi i zi del nga një ndërtesë, në zonën e portit të Bejrutit, ku ndodhi shpërthimi.
Një grua mban në duar një fëmijë teksa largohet nga një zonë e shkatërruar në Bejrut.
Një burrë qëndron në gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara në Bejrut.
Autoritetet në Liban kanë shpallur ditë zie pas ngjarjes më 4 gusht në Bejrut.