Sheshi i Evropës në Moskë riemërtohet Sheshi i Euroazisë

Sheshi është inauguruar më 2002, në kuadër të një projekti ruso-belg, që simbolizonte atëbotë unitetin evropian.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, e ka nënshkruar të mërkurën një dekret për riemërtim të Sheshit të Evropës, në qendër të Moskës, në Sheshin e Euroazisë.

Ky shesh është inauguruar më 2002, në kuadër të projekti ruso-belg, që simbolizonte unitetin evropian.

Flamujt kombëtarë të 48 shteteve evropiane kanë qenë duke u valëvitur në shesh, në mars të vitit 2023, kur janë hequr pa ndonjë sqarim.

Në këtë shesh është një monument i quajtur “Rrëmbimi i Evropës”, i skulptorit, Olivier Strebel.

Ende nuk dihet nëse monumenti do të largohet prej aty.