Shenja mospajtimi: Protestat e heshtura të rusëve kundër luftës
Disa plumba që formojnë fjalët "Jo luftës", të vendosura mbi një çantë ushtarake.
Ky është njëri prej disa imazheve që thuhet të jenë shkrepur nga pjesëtarë të ushtrisë ruse, e që janë publikuar në kanalin "Wake Up Russia" (Zgjohu Rusi) në Telegram, më herët këtë vit.
Një shenjë e paqes, e bërë me municione, që thuhet të jetë vendosur në një pozicion rus në Ukrainë.
Kanali "Wake Up Russia" është krijuar në marsin e vitit 2022, pasi Rusia nisi në shkurt pushtimin e saj në shkallë të gjerë në Ukrainë.
Një punonjës i shpërndarjes dhe fjalët "Keni porositur paqe".
"Wake Up Russia" përshkruan veten si "komunitet i qytetarëve të ndërgjegjshëm rusë, të cilët kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe po përpiqen t'i 'zgjojnë' të tjerët".
Një imitim i pullës postare, me një imazh ushtarësh dhe me tekstin: "Dje idiot, sot vrasës, nesër kufomë".
Vendosja e letrave ngjitëse sikurse kjo në publik në Rusi bëhet me gjithë rrezikun e ndëshkimit të ashpër në bazë të ligjeve të kohës së luftës.
Një vepër arti kundër luftës, e vendosur në një rrugë në qytetin Shën Petersburg, në Rusi.
Ligjet e formuluara në mënyrë të paqartë kundër "diskreditimit" të ushtrisë ruse kanë rezultuar me dënime me burgim prej disa vitesh për aktivistët kundër luftës.
Në shenjë e paqes e realizuar mbi borë në Shën Petersburg.
Kanali "Wake Up Russia" në Telegram përqendrohet mbi mospajtimet e shprehura brenda Rusisë, por, po ashtu, paraqet disa prej akteve të shumta kreative të kundërshtimit nga rusët jashtë vendit.
Kjo aktiviste ruse është fotografuar duke shikuar "Liqenin e Mjellmave", para Ambasadës ruse në Hagë, Holandë.
Sipas traditës sovjetike, televizioni shtetëror transmeton shfaqaje baleti pas vdekjes së një udhëheqësi në Kremlin.
Një grafik në Shën Petersburg që thuhet se shfaq "shpresën dhe frikën" gjatë katër dekadave të fundit.
Disa prej postimeve të shpërndara nga "Wake Up Russia" përfshijnë mesazhe personale nga ata që i kanë dërguar imazhe kanalit.
Babai i gruas që po e lidhte këtë fjongo u thirr për të shërbyer në ushtrinë ruse, sipas një postimi në kanal.
Fjongot përmbajnë fraza si "Familjet ruse për paqen" dhe "Gratë për jetën".
Presidenti rus, Vladimir Putin, është paraqitur në këtë letër ngjitëse duke u zvarritur poshtë njerëzve që evoluonin, të cilët komentonin se "ai është hajn dhe vrasës".
Një figurë e vogël duke mbajtur parullën "Dua paqe", në Shën Petersburg.