Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Antonio Guterres ka thënë të premten se bota përballet me rrezik të konflikteve, teksa ndasitë mes vendeve po rriten.
Ai e ka bërë këtë paralajmërim pak para nisjes së samitit të grupit të 20 vendeve më të industrializuara – G20.
“Nëse jemi një familje globale – sot i ngjajmë një të tille jofunksionale”, u ka thënë Guterres gazetarëve në Nju Delhi.
“Ndasitë janë duke u rritur, tensionet po përkeqësohen dhe besimi po zhduket – dhe të gjitha këto i rrisin mundësitë për ndasi apo edhe për konfrontim”.
G20 aktualisht përbëhet nga 19 shtete dhe Bashkimi Evropian, dhe si i tillë përbën dy të tretat e popullsisë globale.
Mirëpo mospajtimet e mëdha për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe idetë se si të luftohen ndryshimet klimatike pritet ta pengojnë arritjen e ndonjë marrëveshjeje në takimin dyditor të liderëve në Nju Delhi.
SHIKONI EDHE: Shkencëtarët evropianë: Korriku, muaji më i nxehtë ndonjëherë“Këto ndasi do të përbënin shqetësim të madh edhe në kohët më të mira, por në rastin tonë nënkuptojnë katastrofë”, ka thënë Guterres.
“Arkitektura financiare globale është e vjetërsuar, jofunksionale dhe e padrejtë. Kërkon reformë të thellë strukturore – e njëjta mund të thuhet edhe për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
Lideri kinez Xi Jinping nuk do të marrë pjesë në samit në kohën e rritjes së tensioneve tregtare dhe gjeopolitike me Shtetet e Bashkuara dhe Indinë.
Në samit nuk do të marrë pjesë as presidenti rus, Vladimir Putin, i cili përballet me fletarrestim ndërkombëtar nën dyshimet për krime lufte, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.