Banka Qendrore Evropiane pret rënie të shpejtë të inflacionit të lartë në Eurozonë, sipas shefit të këtij institucioni, Philip Lane.
Inflacioni veçse ka rënë në muajt e fundit.
Mirëpo në nivelin sa është tani, 8.5 për qind, është ende përtej synimit të Bankës Qendrore Evropiane prej 2 për qind.
Aktualisht, ne ndoshta jemi “në fazën më intensive të inflacionit”, ka thënë Lane.
“Çmimet e ushqimit janë ende shumë të larta dhe kjo është ajo me të cilën përballen njerëzit kur shkojnë në dyqan”.
SHIKONI EDHE: Si mund të ngadalësohet inflacioni?Por, sipas tij, nëse analizohen çmimet paraprake për përbërësit ushqimorë, “vërehet ndryshimi”.
“Ka përmirësim, që do të jetë gradual në pranverë dhe verë, por më i fuqishëm do të jetë në vjeshtë”, ka thënë mes tjerash ai.
Por, për të siguruar shkallë të inflacionit në 2 për qind, Lane ka thënë se do të duhet të ketë sërish rritje të normës së interesit për hua.